Gjykata e Prishtinës ditë më parë e ka liruar nga akuzat kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën për gazin lotsjellës në Kuvend në vitin 2016.
Lidhur me këtë është deklaruar sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Ky është një proces i cili është zvarritur se tepërmi. E dyta, nuk ka qenë proces gjyqësor me standarde të njëjta. Ka ndodhur dënime me kusht e dënime me gjoba. Nuk ka pasur një standard, në momentin që nuk është vendosur përmes një kriteri të njëjtë për të gjithë unë mendoj që qysh në atë kohë gjykata i ka ndërruar standardet dhe pastaj as unë vetë nuk e kam ditë çfarë dënimi do të më presë.
Por, që lirohem krejt ka qenë befasi pak edhe për mua për arsye se kam pritur që të jetë dënim ose me kusht ose me gjobë. Por, gjykata është bazuar te dëshmitarët apo,… nuk dëshiroj të futem thellë me i komentu vendimet… nuk do ta kisha problem që të isha i dënuar….”, ka thënë Konjufca.