Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se largimi i Vjosa Osmanit nga LDK-ja e ka rolin e saj në rezultatin zgjedhor të kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.
Haziri tha se Osmani i ka dhënë oksigjen politik listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Fituese e këtyre zgjedhjeve është Vjosa, e cila e ka udhëhequr një listë me një parti që si takon. Dhe me një përfaqësim prej 14 kandidatëve, ka arritur shumë. I ka dhënë oksigjen politik krejt listës zgjedhore të VV-së. S’do të thotë që nuk kishte fituar VV-ja edhe pa Vjosa Osmanin. Ata të dytë kanë qenë kandidatë për kryeministra. Edhe kryetari i Kuvendit është rezultat i zgjedhjeve, dhe nuk është dhuratë”, ka thënë ai në RTK.