Haziri uron Abdixhikun: “Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë”

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, i uroi edhe një herë Lumir Abdixhikut zgjedhjen në krye të kësaj partie, duke thënë se do t’i qëndrojë prapa në çdo kohë e për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve.

Këtë deklaratë Haziri e dha me anë të një shkrimi në Facebook, ku postoi edhe fotografinë e të dyve, të shkrepur në ditën kur po votohej kryetari i ri kësaj partie, që si kandidat ishte edhe vet ai.

“Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke”.

“LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal”, shkroi Haziri.