Haziri për Osmanin: Nuk e shoh politikisht jashtë LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se Vjosa Osmanin nuk e sheh jashtë LDK-së.

Për Hazirin dalja e Osmanit nga LDK-ja është e dhimbshme politikisht.

“Edhe më tutje po e shoh në kuadër të LDK-së dhe si kryetare të Kuvendit, ai vend nuk është dhuratë. Nuk jam ka e shoh politikisht jashtë LDK-së, edhe pse duhet me jetu me realitetin meqë është deklaru para disa ditësh që po e mendon daljen dhe ndërtimin e një iniciative politike, për mua është e dhimbshme politikisht”, tha Haziri në Kanal 10.

Tutje ai tha se situata është krijuar për shkak të zhvillimeve dhe rrjeshimisht mospajtimeve brenda LDK-së.