Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së këtij subjekti, ndërso shtoi se janë të gatshëm t’i plotësojnë të gjitha kushtet ligjore që të dalin me kohë me një listë.
”Finalizuam pjesën teknike të shtabet, bëmë ndarjet për zona elektorale”.
”Ne jemi të gatshëm që edhe nesër edhe ditëve në vijim t’i plotësojmë kushtet ligjore kushtetuese, në mënyrë që në afate ligjore emrat e LDK-së të zbardhen”.
Haziri theksoi që LDK do të prezantojë listën e saj me emra meritorë, njofton Klan Kosova.
”Besoj që do të jenë emra kredibil. Duke përfaqësuar dhe grupe tjera të komunitetit tonë, qoftë edhe ata që janë jashtë që punojnë dhe veprojnë për Republikën tonë”.
Lidhur me koalicionin e paralajmëruar me AKR-në, Lutfi Haziri përmendi që bisedimet janë duke vazhduar.
”Ende nuk ka përfunduar asgjë”.
”Jemi në bisedime. Kryetari i LDK-së ka autorizimet së bashku me të nominuarin për kryeministër për të realizuar takime”.
”Përfaqësuar brenda një liste të përbashkët të LDK-së”.
”Për vet faktin që janë në bisedime e sipër nuk do doja të komentojë më shumë. Por besoj që do të jenë bisedime që deri në mesin e javës së ardhshme duhet të përfundojnë”.
”Besoj që nuk lidhet asgjë – parimisht koalicione parazgjedhore nuk do të ketë, në kuptimin klasik. Do të ketë koalicione me parti ose individë, përfaqësuar në një front politik të përbashkët ose në një listë të përbashkët politike”.
Nëse hyn AKR, nuk do jetë LDK-AKR por LDK me emra të AKR-së pjesë?
”Kjo është qëllimi, politika e LDK-së”.
”Por, meqë nuk jam pjesë e bisedimeve, mbetet në diskrecion të plotë që kryetari i LDK-së me i përfundu këto bisedime”.