Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka dalë në mbështetje ish-ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliut. Ai ka thënë se Veliun nuk e ndalin akuzat e militantëve të një partie me ideologji tjetër.
“Agimin nuk e kanë ndalur as plumbat që i bartë në trup, e të mos flasim për akuzat e ulëta që ia adresojnë militantët e një partie me ideologji tjetër”, ka thënë Haziri.
‘’Duke qenë djali i një patrioti e veterani të arsimit, i cili ishte sekretar e bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës (Nuhi Gashi), miku im Agim Veliu dhe familja e tij, historikisht kanë qenë në udhë të drejtë, por fjalë pak, e pa i akuzu kurrë të tjerët që nuk ishin bash n’udhë…’’
Ai ka shtuar se tendencat për lincim pubik ndaj Veliut janë të ulëta, duke shtuar se Veliu është një ‘’rugovist’’ i cili ka punuar për liri, pavarësi dhe demokraci.
“Krenar me mikun tim të shtrenjtë, Agim Veliu!”, shkruan Lutfi Haziri.