Lutfi Haziri, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mohuar të ketë pasur skemë kriminale për çështje votash, ashtu sikur përmendej në shkrimet e publikuara.
Sipas tij, në LDK nuk praktikohet një gjë e tillë.
“S’ke bo ankesë me kohë kush të ka faj? Ne nuk kemi besuar që diçka e tillë mundet me ndodh. Me dijen time LDK-ja nuk e pranon këtë lloj ndikimi e skene. Nuk kemi vepru e nuk guxon askush në LDK me mendu fabrikisht mënyra të marrjes së votes“, tha ai.