Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se nëse krijohet Asociacioni pa njohjen nga Serbia, atëherë i bie që Kosova po jep gjithçka, për asgjë.
Sipas tij, në këtë mënyrë, Kosova do të dalë “e lënduar” prej procesit.
Haziri në Facebook ka shkruar se çështja e Asociacionit ka qenë pjesë edhe e bisedimeve në Vjenë dhe duke shtuar se kanë arritur që me pragmatizëm politik ta eliminojnë dhe ta heqim prej tavolinës.
“Pyetja se a po kalon ‘Zajednica’ tashmë është evidente në kuadër të planit franko-gjerman, duke e pasur kryeministër politikanin më jokonsistent në qëndrime që ka pasur Kosova. Do ta këtë nesër ditën për të dëshmuar se cili Kurti do të jetë në funksion – Kurti opozitar, kryeministër e kundërshtues apo Kurti pranues e ndarës de jure i një pjesë të Kosovës. A do të mbetet Mister No apo jo, do të provohet për herë të parë nesër”, ka thënë ai.