Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se duhet dialog mes partive politike për të zgjedhur një president të ri të vendi, shkruan Gazeta Stop.
“Nuk është kohë e ultimatumeve. As e kushtëzimeve. Koha për dialog të brendshëm për Presidentin, me konstruktivitet. Emri i #Presidentit kalon nëpër zyrat e #LDKsë”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Ndryshe, deri më tani vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka paraqitur kandidaturën për president.