Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ka gjashtë vjet që ai ka paralajmëruar për prezencën ruse në Ballkan.
Lidhur me këtë, dhe sidomos pas plasjes së luftës në Ukrainë, ai thërret institucionet që ta parandalojnë destabilizimin e vendit.
“Koha e fundit që qeveria të zgjidhet nga gjumi dhe bashkë me të gjithë mekanizmat tanë dhe me partnerët strategjikë të parandalohen tendencat e destabizlimit të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
“Në vitin 2016 pata alarmuar se penetrimi rus është duke vazhduar me strategji në Ballkan. Sot, pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë rreziku i destabilizimit të Ballkanit është rritur”.