Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri i është gëzuar fundjavës së qetë të komunës së tij që u trazua nga numri i madh i të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 që nga shfaqja e tij.
Por, ai po thotë se qetësinë e prishi xhandarmëria serbe që hyri për patrullime në territorin e Kosovës.
“#Dita149. Një vikend me lajme të qeta nga Gjilanit si përket përballjes me pandeminë #COVID-19. Por, patrullimi i xhandarëve serbë në Karaçevë, e prishi qetësinë. E kemi 1 të infektuar, 1 të shëruar, 577 të shëruar, 373 të shëruar, 183 raste aktive dhe 21 të vdekur. Mostra në pritje i kemi 99”.
“Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!”.