Haziri flet për ministrat e Qeverisë Kurti, këto dy figura i duken premtuese

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me përbërjen e re qeverisëse, teksa ka veçuar emrat e Ministrit për Punë të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën dhe Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Faton Pecit.

Haziri, i ftuar në emisionin ‘dPt te Fidani’, ka thënë paraprakisht se duhet t’iu jepet kohë 100 ditë qeverisëse që të gjykohet puna e Qeverisë Kurti, teksa ka theksuar emrat e dy ish-anëtarëve të LDK’së si figura premtuese.

“Shumica prej tyre nuk kanë mbërri me u dëshmu, nuk kanë kry detyra ekzekutive, nëse i vlerësojmë si deputet. Tash duhet me i pa se si i përkthejnë në ekzekutiv. Le t’iu japin pak hapësirë. Ka emra premtues, në këtë qeveri i kam dy emra, z. Peci, si dhe z. Gërvalla, janë vokacion politik që unë i njoh, natyrisht pres shumë prej tyre”, ka thënë ai.


“Përfaqësimi i komuniteteve pakicë, përfshi edhe Listën Serbe, përkundër që sipas detyrës kushtetuese duhet të jetë edhe një ministri. Kemi një sforcim të pakicave jo-serbe. Kemi një rritje të qeverisjes, kam mëndu që ka me qenë një tkurrje. Kemi një rritje në substancë dhe një përbërje më të madhe të qeverisë. 100 ditë i ka hapësirë ta shpalosë programin qeverisës, mandej roli i opozitës vjen në shprehje”, ka deklaruar tutje ai.


Nënkryetari i LDK’së ka thënë se figurat aktuale të cilët kanë marrë pozita nëpër ministri kanë qenë të pritshme.

“Është pritë që janë front-men politik të VV’së, që janë ndërtu pak prej vitit 2019 e këndej. Ka edhe më të vjetër, veprimtar politik të njohur. Është pritë që më i mbulu sektorët e caktum politik”, ka thënë tutje Haziri.