Haziri: Duhet unitet gjithëpërfshirës për dialogun

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka folur rreth deklaratave të bëra për paraqitjen e dobët të Hotit në takim me Vuçiqin.

Haziri në Edicionin Special në Klan Kosova tha se kryeministri Hoti ka kulturë të butë të qeverisjes dhe komunikimit.

“Kryeministri Hoti edhe e ka kulturën e qeverisjes të butë edhe mënyrën e komunikimit të afërt në mënyrë që me partnerët e koalicionit por edhe me barëtsit institucional të koordinojë punën sepse dialogu kërkon gjithpërfshije, kërkon punë përtej koalicionit, përtej opozitës në Kuvend dhe uniteti institucional është hapi i parë ndërsa hapi i dytë është përfshirja e opozitës dhe shoqërisë civile”.

Haziri mes tjerash deklaroi se ka diskrepancë në mes të partnerëve kosovarë dhe se duhet unitet gjithëpërfshirës për dialog.

“Kjo rrethanë është ndikuar me vizitën e parë në Bruksel me presionin e aktakuzave të paralajmëruara nga Dhomat e Specializuara, nga paqartësia dhe ndryshimet në agjendë për dialog, nga ndrrimi i vendit të fillimit të dialogut mes Uashingtonit dhe Brukselit dhe nga ajo diskrepancë në mes të partnerëve të Kosovës pasi kjo edhe shihet tashmë”.

“Shihet se ka moskoordinim në nivelin ndërkombëtar sa i përket mënyrës dhe agjendës së kohës rreth rifillimit të dialogut”.

“Evropianët po krenohet për rikthim pas 18 muajve të delegacioneve në tavolinë por me agjendë boshe, politika nuk e toleron pasi aty ku gjendet hapësira zëvendësohet me dikë tjetër”.

“Duhet dialog i brendshëm dhe duhet tregu tolerancë për afrim dhe politikisht duhet të krijohet një formulë gjithëpërfshirëse”.

“Hotit i jam përgjigjur me gjuhë të lidhur dhe nuk ka pasur të bëjë me prezantimin e Hotit në takim por me sponsorin e takimit, katastrofal është treguar ndërmjetësimi evropian pasi improvizimet e kanë lodhur Kosovën”.