Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se taksa duhet të hiqet pa kushte ashtu siç kërkon SHBA-ja.
“Definitivisht është rrezik, ky proces mund t’i kthehet bumerang Kosovës, qëndrimi i LDK-së është heqja e taksës pa kushte, masa e reciprocitetit është premtuar si politikë, si instrument kurse tarifa është trashëguar, nuk është thyerje premtimi nëse nuk vendoset masa e reciprocitetit”, është shprehur Haziri.
Haziri tutje ka theksuar se mosvotimi i taksës unanimisht në qeveri është rrëzim i qeverisë, pasi që sipas tij procesi i taksës ka krijuar gjendje të re politike.
“Nuk ka kuptim që kryeministri me e humb shumicën në qeveri, kjo është rrëzim i tij. Albin Kurti duhet të krijojë unitet në qeveri”, ka deklaruar Haziri në Click.