“Do të ketë nevojë urgjente që të ndërhyhet në kuvendet e komunave në mënyrë që të përgatitemi për zgjedhjet lokale”.
Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur sot për ta zgjedhur kryetarin e ri, pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga kjo pozitë.
Lutfi Haziri i cili është kandidat për ta marrë timonin e këtij subjekti politik, ka thënë se cilido që emërohet kryetar i LDK-së, do ta marrë përsipër një detyrë të rëndë, njofton Klan Kosova.
“Të gjithë kandidatët janë kolegë të mirë dhe delegatët e kanë shumë të lehtë ta bëjnë përzgjedhjen e tyre – cilido që zgjidhet, do të punojmë bashkë”.
“Besoj se cilido që zgjidhet, ka me marrë një detyrë të rëndë, por përmes punës së përbashkët do të arrihet rikthimi i fuqishëm i LDK-së”.
“Do të ketë nevojë urgjente që të ndërhyhet në kuvendet e komunave në mënyrë që të përgatitemi për zgjedhjet lokale”.