Haziri: 20 të shëruar nga Covid-19, 12 raste të reja në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga Covid-19 atje ka shkuar në 4.

“12 raste sonte të konfirmuara me pozitive dhe 20 te shëruar. Po ashtu, edhe për 13 raste me simptoma presin rezultatet nga IKSHPK”.

“Koha me e rritë kujdesin. Sonte, nesër e çdo ditë. Të bashkohemi kundër rritjes së të infektuarve dhe ta parandalojmë rikthimin e masave dhe mbylljen e jetës sonë prapë!”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.