Haxhiu shtyn vizitën në SHBA për shkak të situatës politike në vend

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka shtyrë vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të situatës politike në vend.

Ajo ka njoftuar në Facebook se ka takuar zyrtarët e lartë të Ambasadës amerikane të mërkurën dhe kanë konsideruar se data duhet të shtyhet.

“Sot pasdite jam takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth ftesës së tyre për vizitë në SHBA. Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën”, ka shkruar ajo.

Haxhiu ka shtuar se vizita do të realizohet, nuk është anuluar.