Një vizitë të papritur të martën pas mesnatës e kishte pasur deputeti i NISMA’s, Haxhi Shala. Atij në shtëpi në orën 01:00 i kishin shkuar dy mysafirë të paftuar, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj. Këta dy kishin mision që ta bindnin Shalën për të ndërruar mendjen për t’i dhënë votën pro Qeverisë së Avdullah Hotit, raporton Gazeta Express
I ftuar në Frontal tek Arsim Lani, deputeti Shala ka dhënë detaje për takimin që kishte pasur me Thaçin e Haradinaj.
“Për mu kanë ardh si miq të vjetër. As s’i kam thirre as s’i kamë ftu, veç kur i kam pa te shtëpia. Ata ma sqaruan edhe krizën politike. Më thanë që koalicioni varet krejt nga vota juaj. Unë iu thashë që i kam bashkëluftëtar e nuk mund që t’i kthej prapa. Unë votë për Hotin nuk kam, por votë për ju të dyve kam. Ka mujt edhe Limaj një telefonatë me ma ba, e më thanë jemi në këtë gjendje. Në Prishtinë erdhën në shpi. Më erdh mirë kur i pashë dytë bashkë. Bilez unë me shaka iu thashë ‘ra Albini iu bani bashkë’. Kanë ardhur në ora 01 të natës e pastaj ndenjtë gogja shumë”, ka deklaruar Shala
Haxhi Shala i çel letrat, tregon me cilin ministër të NISMA-s i ka mbetur hatri
Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Haxhi Shala, ka qenë një prej emrave më të diskutuar ditëve të fundit pas deklarimit të tij se nuk do të votojë për qeverinë e Avdullah Hotit, pavarësisht se partia e tij kishte lidhur koalicion.
Deputeti i NISMA’s ka thënë se problemi i tij nuk ka qenë me qeverinë e Avdullah Hotit por me zhvillimet brenda partisë së tij.
Shala në FRONTAL të T7 ka thënë se i ka mbetur hatri me emërimin e Skënder Reqicës për herë të dytë ministër, duke thënë se i njëjti nuk i ka sjellë vota partisë, raporton Gazeta Express.
“Unë i kam vërejtjet e mia për ministrat. Për njërin s’kam vërejtje dhe ai është Vesel Krasniqi, Skënder Reqica është djalë i mirë, partia ia ka dhënë mundësinë një herë. Dhe kur ta jep partia mundësinë një herë, duhet fituar vota pastaj. Ne e kemi bërë ministër jashtë Malishevës, për t’i sjellë vota partisë. Ai është ministër për hatër të bacit Jakup”, ka thënë Shala në FROTNAL.