Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka njoftuar se ka pranuar një ftesë nga Gjykata Speciale.
“E rastësishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigadës 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftëtarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e pastër e të drejtë të UÇK-së — Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesën nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishëm atje me 8 Shtator të këtij viti”, është shprehur Shala.
“Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të pa pranueshme. Sidoqoftë unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj”.