Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur sot në Kosovë.
Ai erdhi në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të babait të tij.
Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë, për vizitë humanitare.
Gazetarja e Telegrafit raporton nga vendi i ngjarjes se aktualisht Thaçi ndodhet në ambientet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën e Kardiologjisë ku është duke u trajtuar babai i tij.
Në oborrin e QKUK-së janë parë edhe forca të shtuara të policisë dhe një numër i qytetarëve.
Më 14 shkurt 2025, Hashim Thaçi e bëri kërkesën e katërt në Gjykatën Speciale për ta vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Aty ish-presidentin Thaçi kishte treguar gatishmëri për të respektuar të gjitha procedurat që kërkohen.