Haradinaj zbulon se çfarë pune ka bërë në të kaluarën: Kam qenë i ligë në trup


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zbuluar se qysh në moshë të re ka dalë jashtë vendit, shkruan Gazeta Stop.

Ai ka treguar se një kohë ka jetuar në mërgim

“Unë kam shkuar në Zvicër në moshën 16-vjeçare, menjëherë pasi kam përfunduar vitin e 3 në gjimnaz” ka thënë Haradinaj në “Tete a tete” të Kanal 10.

Haradinaj nuk ka hezituar për të treguar se çfarë pune ka kryer sa ka qenë në Zvicër.

“Unë kam punuar punë fizike, me shkarku dërrasa, ka qenë shumë punë e rëndë. Kam qenë i ligë në trup, isha 16-vjeçar”, është shprehur Haradinaj.