Haradinaj: Thaçi brenda burgut ishte njeri pa komplekse me edukatë familjare, bashkë me Veselin e përgatitnin mëngjesin e darkën

Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për takimin e parë me Hashim Thaçin në Hagë.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi brenda burgut ishte njeri pa komplekse me edukatë familjare.

Tutje, Nasim Haradinaj ka treguar se Hashim Thaçi ishte njeri i tokës dhe bashkë me Kadri Veselin e kanë përgatitur ushqimin e mëngjesit.

“Hashimi me Kadriun menjëherë janë angazhu. Hashimi ka thënë vetëm me fshi, me u përkulë poshtë nuk mundem se është bë operacion, këtu në kurriz, ka kërkuar falje, për pjesët e tjera Hashimi të gjitha punët i ka bë. Mëngjesin dhe darkën i kanë përgatitë Hashimi dhe Kadriu, gjellën unë, Rexha e Pjetri”, ka thënë Nasim Haradinaj