Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot kryetarin e PDK-së Kadri Veselin dhe atë të Nismës, Fatmir Limajn.
Ai ka treguar se një letër për takim ia ka dërguar edhe kryeministrit Albin Kurti, atij të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të Listës Serbe Goran Rakiq, gjithashtu, përfaqësuesve të GP 6+.
“Në kuadër të nismës për organizimin e Konferencës së Unitetit për Kosovën, sot kam zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ishte vlerësim i përbashkët se Kosova, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për unitet të brendshëm politik në fazën e një epilogu të dialogut me Serbinë. Takimet konsultative me kryetarët e partive parlamentare do të vijojnë në ditët në vazhdim. Sot u kam dërguar nga një letër edhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe përfaqësuesve të Grupit Parlamentar 6 Plus”, ka shkruar ish-kryeministri Ramush Haradinaj.