Haradinaj: Rastet e fundit të vjedhjeve janë alarm për institucionet e sigurisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rastet e fundit të grabitjeve dhe vjedhjeve janë alarm për institucionet e sigurisë.

“Askush nuk mundet ta rrezikojë situatën e sigurisë në vend”.

“I bëj apel të gjitha institucioneve të sigurisë që si çdoherë të jenë në krye të detyrës e të japin provimin duke ndjekur dhe kapur këta kriminelë, por edhe të punojnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie”.

“Për festat e fundvitit bashkë me familjarët dhe bashkatdhetarët tanë që vijnë në Kosovë, duhet të jemi të qetë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.