Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së ka thënë se Qeveria potenciale Hoti nuk do të jetë palë e eksperimenteve me kufij.
“Qeveria është e garantuar që nuk bëhet palë për eksperimente me kufij Kosovë-Serbi”, ka thënë ai në DESKU të KTV-së.
Atij i është kërkuar të komentojë qëndrimet e presidentit Thaçi dhe nëse sheh rrezik prej tyre.
“Rreziku është permanent nga qëndrimet e caktuara. Edhe një ministër mund të shkaktojë probleme, e lëre më presidenti”, ka thënë ai.
Sipas Haradinajt, me përjashtim të Lutfi Hazirit, LDK-ja është kundër.
“Bazuar në këtë e ndiej se me LDK-në, në të gjitha bisedat që kam pasur, përjashto Lufti Hazirin, kjo parti ka qenë kundër eksperimenteve me kufi Kosovë-Serbi. Nëse ata janë kundër, nuk shoh rrezik sa i përket vetë Qeverisë. Rreziku mbetet tek presidenti dhe jo qeveri”, ka thënë Haradinaj.