Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga Bashkimi Evropian pret “seriozitet dhe përkushtim të njëjtë”si SHBA-ja.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova e ka hedhur “një hap të madh përpara, me marrëveshjen në Ëashington”.
“Me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar ai.
Teksa Kosova dhe Serbia e vazhdojnë në Bruksel edhe sot dialogun në nivel ekspertësh, Haradinaj ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta lehtësojë procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë do ta njohë Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran”, ka shkruar ai.