Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar të publikojë dëmet që qeveria Kurti i ka shkaktuar në secilin sektor.
Sot Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka paraqitur dëmin në sektorin e arsimit.
“Më herët kemi paraqitur dëmin e shkaktuar ndaj policëve, shërbyesve civil dhe personelit shëndetësor, për shkak të neglizhencës së qeverisë.
Por, dëmi më i madh, nga papërgjegjësia e Qeverisë Kurti, i është shkaktuar sektorit të Arsimit”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se ky dëm kap shifrën mbi 31 milionë euro.
“Mësimdhënësit, edukatorët, pedagogët, bibliotekistët, administrata e udhëheqja e sektorit arsimor, janë goditur rëndë nga Kurti, e vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 31 milionë euro”, ka shtuar Haradinaj.
Sipas tij, është i domosdoshëm aprovimi i Ligjit të Pagave.
“Aprovimi i Ligjit të Pagave, është domosdoshmëri”, ka përfunduar Haradinaj.