Haradinaj për aksionin e EULEX-it në zyrat e veteranëve: Asnjë i akuzuar nuk do t’i ikë drejtësisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka komentuar bastisjen e zyrave të organizatës së veteranëve nga EULEX-i, ku është arrestuar kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, duke thënë se asnjë i akuzuar nuk do t’i ikë drejtësisë.

Kreu i AAK-së është shprehur se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin e Kosovës.

Ai apelon tek organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare që të respektojnë të drejtat e të gjithëve.  

Sipas Haradinajt, asnjë i akuzuar nuk do t’i ikë drejtësisë.

“Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ikë drejtësisë.
Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë”, ka shkruar ndër të tjera ai.