Haradinaj: Nuk është koha ta ndalim Gjykatën Speciale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se tash janë tri lëndë para Gjykatës Speciale dhe në këtë kohë ku ndodhet procesi, është e pamundur të ndërprehet puna e saj.

“Duhet të kemi strategji se si t’i vije fundi këtyre akuzave që e tregojnë se UÇK nuk ka bërë krime kundër njerëzimit. Unë në UÇK kam pas egjiptas, boshnjakë dhe kemi luftuar bashkë. UÇK nuk ka pas strategji për ta dëmtuar dikë që nuk është shqiptar”, tha ai.