Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Daut Haradinaj, njëherësh edhe kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e kësaj partie në zgjedhjet lokale të 2021’ës, ka deklaruar se personat nën moshën 18-vjeçare nuk do lejohen aty ku konsumohet alkooli.
“Nëse Daut Haradinaj bëhet kryetar i kryeqytetit, personat nën 18 vjeç në asnjë lokal ku konsumohet alkooli nuk guxon me hy”, ka thënë ai në Kanal 10.
Ndër të tjera, ai ka folur edhe për Pallatin e Rinisë, për të cilën konsideron se është degjeneruar përgjatë viteve.
“Në bazë të një masterplani të cilin jam duke e shqyrtuar, në realizimin e projektit për 12 muaj mund të kthehet në përdorim”, ka thënë ai, duke folur për Pallatin e Rinisë.
“U bënë 21 vite që jetoj në kryeqytet, ka shumë dobësi dhe në të njejtën kohë jam i bindur që mundem të bëjnë më shumë dhe më mirë për Prishtinën”, deklaroi Haradinaj.