Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke i thënë të dalë e të tregojë pse ka kërkuar partneritet me Radojqiqin kur, sipas tij, e ka ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook i tha Kurtit se nuk mund të gënjej e as të fshihet pas patriotizmit që, siç u shpreh ai, asnjëherë nuk e ka pasur, përcjell Gazeta Stop.
“Po të bjen maska Albin! Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojqiqin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?”
“Po ashtu, ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq? Përgjigju Albin. Nuk mund të gënjesh më e as të fshihesh pas patriotizmit që asnjëherë nuk e ke pasur. Po të vjen fundi Albin”, ka shkruar tutje Haradinaj.