Haradinaj kërkon nga qeveria që ta bëjë rishikimin e buxhetit: Të rriten pagat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është koha që tani të bëhet rishikimi i buxhetit për vitin 2023.

“Kemi kohë për zgjidhje të duhura dhe tema që janë në interes të të gjithëve. Vitin e kaluar është implementuar 17 përqind e buxhetit. Edhe këtë ka dinamikë të njëjtë”, është shprehur Haradinaj, njofton KlanKosova.tv.

Haradinaj ka thënë në seancë se në këtë periudhë është rritur “vetëm luksi qeveritar”.

“Qeveria duhet t’i përmbushë detyrat e veta ndaj të punësuarve në sektorin publik. Policia ka kohë që u është hequr rrezikshmëria, por kur duhet të shkojnë në veri ata shkojnë. Logjika që policët të mos përfshihen është e pakuptimtë. Prandaj qeveria duhet të bëjë plan që buxhetin për paga ta rrisë. E ka mundësinë që këtë ta bëjë përmes rishikimit”, tha Haradinaj.