Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie ka kritikuar Qeverinë e vendit për anulimin e projektit amerikan për gazi si dhe për marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat.Haradinaj para gazetarëve, tha se Kosova dhe ka marr dy goditje të rënda e të cilët sipas tij kanë ardhur nga një kryeministër “kukull”, siç e quan Albin Kurtin.
I pari i AAK-së, vendimet e Kurtit i ka cilësuar si anti-Kosovë dhe anti-Amerikë.
Ai tha se kryeministri Kurti, duke refuzuar projektin e gazit, përveç SHBA-së, po u thotë jo edhe partnerëve të tjerë strategjik siç është BERZh-i, raporton EO.
“Dje shteti i ka marr dy goditje të rënda dhe këto kanë ardh nga shteti i Kosovës, nga një qeveri dhe kryeministër ‘kukul’ dhe i papërgjegjshëm dhe janë në shkruar marrëveshje që e kthejnë Kosovën 10 vite mbrapa”.
“Në marrëveshjen për targat e ka goditur sovranitetin e vendit. Është pajtuar që t’i tërheq njësinë policore nga 1/4 e territorit të vendit, dhe kështu e ka kthyer Kosovën në periudhën e para pavarësisë, e ka bërë hisedar Serbinë duke negociuar punët e vendit të vet. Ky njeri ka marr vendimin me anti-shqiptar dhe amerikan”.
“Ky njeri e ka nisur epokën anti-Kosovë, dhe anti-amerikan”, tha Haradinaj.
Ai ka parashtruar pyetje për presidenten Vjosa Osmani se përse po hesht për këto vendime, raporton EO.
Haradinaj ka vazhduar me kritikat, duke e quajtur Kurtin mashtrues, e që ai thotë se i ka plotësuar kushtet që të jap dorëheqje.
“Kurti ka rrezikuar shtetin e Kosovës dhe ka shkelur betimin si kryeministër, dhe i ka plotësuar kushtet që të jep dorëheqje, me kohë e kam vërejt se është mashtrues dhe i rrezikshëm për vendin”.
Madje ai ka kritikuar ashpër Kurtin, duke thënë se po u shërben interesave të presidentit rus Vladimir Putinit, e duka e quajtur Qeverinë si “pro-ruse”.
“I bëjë thirrje të majtës atdhetare shqiptare, mos e përkrahni një të majtë anarkiste që i shërben interesave të Putinit, nuk është rastësi që është marr një vendim i tillë, qeveria më pro-ruse e Putinit i ka quajtur paratë e Bidenit ai qëllim me pru Rusinë në Kosovë”.
Ai ju ka bërë thirrje partive të tjera politike, derisa nuk ka përjashtuar protestat për vendimet që ka marr Qeveria, duke shtuar se presidentja nuk ka ku të fshihet.