Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë fjalën në Kuvend, pasi fillimisht u largua nga foltorja duke thënë se nuk është mirë që dikush të flasë pas shpine, duke iu referuar ministrit Murati, i cili i ndërpreu fjalën në fillim.
Gjatë vazhdimit të fjalimit, ai është ndërprerë sërish, por kësaj radhe nga deputetja e VV-së, Mimoza Kusari – Lila.
I pari i AAK-së deklaroi se është në rregull që po flet se është duke i folur përpara syve. Të njëjtës i replikoi duke i thënë se edhe ajo do t’ia kthejë shpinën Kurtit siç ka bërë me subjektet e tjera ku ka qenë.
“Mimozë edhe ti ke me ia kthy shpinën këtij siç ua ke kthy te tjerëve. Folni përpara, mos folni pas shpine, nuk është në rregull”, tha Haradinaj.