Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani që të deklarohet për mundësinë për shpërbërje të Kuvendit.
Pasi që kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm për zgjedhje parlamentare kur të dojë opozita. Haradinaj ka theksuar se ai e ka ndryshuar kursin sa u përket zgjedhjeve.
“Aleanca ka kohë që ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë, mirëpo Kryeministri jo vetëm që e ka kundërshtuar por është kujdesur të na e kujtojë se kur është afati i zgjedhjeve të rregullta. Tash paska dalë me kërkesë që të bashkohet me opozitën për ta shpërndarë Kuvendin”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka pyetur se çfarë ka ndryshuar në ndërkohë dhe nëse presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është në dijeni për këtë ndryshim kursi të kryeministrit. “Shpërndarja e Kuvendit duhet të jetë rezultat i një konsensuesi politik. Presidentja duhet të deklarohet për këtë çështje dhe eventualisht të thërrasë në takim partitë politike, për ta diskutuar këtë ndryshim kursi të kryeministrit.
Sipas tij Kosova sot përballet me një situatë të ndjeshme, edhe politike edhe të sigurisë, dhe kjo temë sipas Hatadinajt kërkon qartësi. “Përpos nëse edhe ky ndryshim kursi i Albin Kurtit, është veç edhe një mashtrim i radhës”, ka shkruar Haradinaj.