Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar për 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës.
Ai ka thënë se 12 qershori i vitit 1999 shënon fillimin e hyrjes së forcave tokësre të NATO-s në Kosovë dhe fitorën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe.
“12 qershori i vitit 1999 shënon fillimin e hyrjes së forcave tokësore të NATO-s në Kosovë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kujtojmë sot, betejat e përgjakshme anekënd Kosovës, ku mijëra luftëtarë trima, ranë dëshmorë për lirinë e Atdheut”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se i falënderohet me përulje SHBA-së dhe NATO-s që Kosovës i dolën në krah në kohën më të rëndë të saj.
“I përulemi të rënëve dhe i falënderohemi përjetësisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve aleate të NATO-s që Kosovës i dolën në krah, në kohën më vendimtare në historinë e saj! Kosovë, Urime Dita e Çlirimit!”, ka shkruar ai në fund.