Haradinaj: Heroizmi i Bekim Berishës me bashkëluftëtarë, është materia që formëson brezat e rinj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në 22-vjetorin e rënies ka kujtuar heronjtë̈ Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën, Bashkim Lekun, dhe Jusuf Kelmendin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar lart figurën e këtyre luftëtarëve të pashoq, trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre kishin lirinë e popullit të shtypur.

“Në 22-vjetorin e rënies, sot kujtojmë heronjtë Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shalën, Elton Zherka, Përmet Vula, Bashkim Leku dhe Jusuf Kelmendi. Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre e kishin lirinë e popullit të shtypur, e në rastin e Abejës edhe përtej Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se heroizmi i tyre është materia që formoëson brezat e rinj.

“Heroizmi i luftëtarëve të lirisë është materia që formëson brezat e rinj, frymëzimi ynë në çdo moment të angazhimeve për një Atdhe siç ata e ëndërruan”, është shprehur Haradinaj.