Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rrëzimin e qeverisë aktuale.
Ai ka thënë se është mirë që para se të shkohet në zgjedhje të votohet edhe buxheti për vitin 2021.
“Është mirë që të votohet buxheti para se të shkohet në zgjedhje, sepse në secilën zgjidhje tjetër, cila do qeveri që do vije në krye të vendit do të ketë probleme”, ka thënë Haradinaj.