Policia e Kosovës ka liruar rrugën për në Gërmi e cila u mbyll pas dyshimeve për një mjet shpërthyes.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë ka thënë se pas kontrollave të detajuar ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes por një pajisje e veturës.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, ka thënë ajo.