Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka shpallur konkursin për pranimin e 150 specialistëve të rinjë.
Sipas njoftimit, hapja e konkursit është bërë në bazë të kërkesave nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, teksa është marrë për bazë edhe shpërndarja sistematike e specialistëve në të gjitha rajonet e Kosovës.
“Publikimi i konkursit është bërë në bazë të kërkesave nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, ndërsa është marrë për bazë shpërndarja racionale e specialistëve në të gjitha rajonet e Kosovës. Për herë të parë ShSKUK në konkurs ka përfshirë pranimin e specialistëve për Spitalin e Përgjithshëm në Podujevë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ShSKUK-së.
Të interesuarit mund të aplikojnë nga data 12 nëntor deri më datën 02 dhjetor.