Ndërsa rastet me diabet po rriten edhe në moshë të hershme, profesionistët shëndetësorë rekomandojnë të ndërmerren disa hapa në rutinën e përditshme, pasi të arrihet mosha 30 vjeçe, në mënyrë që të ulen mundësitë të prekeni me këtë sëmundje, shkruan India.com.
Ushtrimet dhe ecja janë këshilla e parë që të ndiqet në rrugën për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi. E kur bëhet fjalë për diabetin, qëndrimi ulur për kohë të gjatë nuk është i këshillueshëm.
Këshilla e dytë është të konsumohen më shumë fruta në mënyrë që organizmi të pasurohet me vitaminë C.
Këshilla e tretë është të humbni peshë. Pesha e tepërt rrit rrezikun nga diabeti i tipit 2. Ndërsa organizmi plaket, mbajtja e peshës së duhur është shumë e rëndësishme.
Këshilla e katërt është që ushtrimet si yoga e pilates të bëhen rutinë, sepse ushtrimet e tilla rregullojnë metabolizmin.
Këshilla e pestë është të konsumohen me shumë fasule, e bimë të tjera të familjes së lagumeve, pasi janë të pasura me fibra, proteina dhe vlera të tjera ushqyese që ndihmojnë glukozën të qëndrojë në nivelet e duhura.
Këshilla e gjashtë është konsumimi i perimeve që përmbajnë po ashtu fibra. Përveç që ndihmojnë tretjen, fibrat ndihmojnë organizmin të përthithë më shumë vlera ushqyese nga ushqimi dhe mbajnë gjatë ndjenjën e të qenit të ngopur.
Këshilla e shtatë është të konsumoni yndyra të shëndetshme. Arrat dhe farat përmbajnë yndyra të shëndetshme dhe rekomandohet t’i hani në përditshmëri. Vaji i ullirit është gjithashtu i këshillueshëm të përdoret në vend të vajrave të tjerë.