Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka shpalosur sot projektet e tij për hekurudhën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Hamza ka njoftuar se do ta ndërtojë edhe Hekurudhën e Kombit për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve.
“Kosovën do ta lidhim me hekurudhë, me Shqipërinë dhe shtetet e rajonit. Transporti hekurudhor ul ndjeshëm shpenzimet e qytetarëve dhe ndikon pozitivisht në ekonominë e vendit. Redukton ndotjen dhe kontribuon në mbrojtjen e mjedisit. Ne do ta përfundojmë projektin e modernizimit të Linjës Hekurudhore 10, që lidhë Hanin e Elezit me Leshakun”, ka theksuar ai.
Dhe, pas rrugës së kombit, ai tha se do të ndërtohet edhe hekurudha e kombit. “Kjo linjë hekurudhore moderne që forcon lidhjen mes shqiptarëve duhet të vazhdojë më pas edhe drejt Malit të Zi. Për sa i përket transportit të brendshëm hekurudhor, do ta funksionalizojmë linjën Klinë–Prizren dhe do ta elektrifikojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën, duke e rritur shpejtësinë minimale të lëvizjes deri në 120 kilometra në orë”, thotë Hamza në këtë video të postuar prej tij”, tha di duke njoftuar se edhe nga Prishtina deri në Aeroportin “Adem Jashari” do të ketë linjë hekurudhore funksionale.