Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar gra nga rajoni i Prizrenit.
Hamza ka thënë se punësimi dhe pavarësia ekonomike e grave do të jetë prioritet i lartë i qeverisë së tij.
“Bizneset që punësojnë gra do të mbështeten me subvencione dhe grante investive.
Gratë ndërmarrëse do të kenë fonde të dedikuara për t’i zhvilluar idetë e tyre.
Për ato gra që dëshirojnë t’i rikthehen tregut të punës, do të ofrojmë trajnime dhe riaftësime profesionale për t’i përshtatur me kërkesat e tregut modern. Ndryshimi i Ligjit të Punës do të sigurojë pushim të plotë të lehonisë dhe pushim prindëror për baballarët, për të ndarë me të drejtë përgjegjësinë për kujdesin e fëmijëve”, ka thënë Hamza.