Hamza: PDK-ja përkrah projektiligjin për buxhetin

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë që PDK-ja ka shumë pakënaqësi për projektligjin e rishikimit të buxhetit.

Hamza në seancën e jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit, ka thënë që nuk janë marrë parasysh amandamentet e propozuar nga PDK-ja.

“Jemi në një situatë ku duhet të zgjedhim mes dy të këqijave, ose ta përkrahim buxhetin ose të mos e votojmë. Sido që të jetë, është më mirë se mos me përkrah”.

“Në emër të PDK-së do ta votojmë, pasi kemi konsisitencë në këtë pikë”, është shprehur Hamza.