Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar qeverinë për vonesat e miratimit të buxhetit.
Hamza ka thënë se Qeveria ka shkelur afatet për miratimin e buxhetit në procedurë të rregullt.
“Nëse buxheti trajtohet në procedurë të rregullt, e që ishte dashur të trajtohet si i tillë pasi është ndër dokumentet më të rëndësishme që trajton Kuvendi, ekziston rreziku potencial që në këtë muaj të ketë vonesa në ekzekutimin e pensioneve e ndoshta edhe pagave”, ka thënë në RTV Dukagjini ish-ministri i Financave.
Shefi i deputetëve të PDK-së, në Kuvend tha se afati kritik tashmë ka kaluar. “Nëse shkohet me procedurë të rregullt, janë të vonuar [në miratimin e buxhetit]”, tha Hamza.