Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar pas sulmit me vezë që iu është bërë në Skënderaj, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.
Haliti, ndonëse ka dënuar sulmet që i janë bërë liderit të Vetëvendosjes, ka thënë se një sulm të këtillë ka mundur të organizohet nga vetë ai.
“Mundem me thënë që e ka orkestru vetë Albini që të krijojë imazh të keq për njerëzit e PDK-së, duke e ditë që elektorati i PDK-së është 99% atje”, ka deklaruar Haliti.