Deputeti Haki Abazi, po thotë se sot në Kuvendin e Kosovës, i është ndërruar ulësja e tij te Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.
Kjo siç thotë ai u bë pa paralajmërim me urdhër të kryetarit të VV-së, kryeministrit Albin Kurti si dhe nga shefja e GP-së, Mimoza Kusari-Lila, transmeton klankosova.tv.
”Të dashur qytetarë,
Incidenti i radhës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Kur shkova te ulësja në kuvend, me urdhër të Kurtit dhe pa paralajmërim, nga Çadra e Gadafit, kishin urdhëruar deputetin Besim Muzaqi që të ulet në vendin tim, duke e hequr kartelën time nga aparati , dhe afër tij kishin zhvendosur Sali Zybën. Kaq fuqi kanë, kaq dije kanë dhe me këto gjëra merren, kush ku ulet dhe me kënd flet. Turp Krejt dhe Drejt!”
Sipas tij, e gjithë kjo që ndodhi, pati një arsye, transmeton klankosova.tv.
”Si duket për të mbuluar dështimin në Bruksel të një rezultati negativ që ka orientuar procesin drejt ose kompromisit që e dështon rendin kushtetues të vendit ose e izolon Kosovën nga perëndimi, deshën sot në Kuvendin e Kosovës të orkestrojnë një skandal e përplasje fizike me Sali Zybën. Asnjë kuptim tjetër nuk kishte prezenca e përforcuar e Zybës. Ky mentalitet politik i Kurtit është dëshpërues dhe veprim fëmijësh.
Nuk ka rëndësi ku ulem, në cilën pjesë të parlamentit apo në cilin kapacitet do të flas, unë jam betuar për të thënë të vërtetën dhe për të mbrojtur interesin publik të vendit tim.
Albini nuk na paska kenë ndryshimi, Albini është vazhdimi”.