Haki Abazi e “godet” Mimoza Kusari, tregon a do të largohet nga Vetëvendosja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka shprehur pakënaqësi me udhëheqësen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Në një konferencë për medie në hollin e Kuvendit të Kosovës, Abazi ka deklaruar se nuk do të dal nga Lëvizja Vetëvendosje, megjithatë ka shprehur pakënaqësi me zhvillimet brenda Grupit Parlamentar të LVV-së.

“Nuk jam tu dal prej Vetëvendosjes, unë mendoj se proceset brenda Vetëvendosjet janë kryer”. 

“Janë kryer zgjedhjet, por domosdoshmëria e hapjes së debatit përtej diskutimeve të brendshme, është që ato diskutime të cilat nuk kanë marrë përgjigje ose nuk ka vullnet tek kryesuesja e Grupit Parlamentar për të mbajtur takime ku diskutohen çështjet e rëndësishme, sigurisht se për mua është e vështirë sepse pas dy vitesh kur të përfundoj kjo legjislaturë unë nuk mund të dal të them se gjithçka ka shkuar në rregull”, ka thënë ai.