Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çekut, i është refuzuar kërkesa për vizitë në Preshevë, ka njoftuar politikani shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, i cili është edhe këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.
Mustafi e ka quajtur këtë përpjekje të Serbisë për izolim të shqiptarëve.
Pavarësisht përpjekjeve, ka thënë ai, Lugina do ta ketë gjithmonë mbështetjen e Kosovës.
“Refuzimi për vizitën e Ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë është një tjetër përpjekje për të izoluar shqiptarët dhe për të ndërprerë shkëmbimin kulturor mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Por askush nuk mund ta ndalë frymën e bashkëpunimit dhe të solidaritetit mes shqiptarëve kudo që ndodhen. Izolimi dhe pengesat nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore”, ka shkruar Mustafi në Facebook.