Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi është infektuar me koronavirus,
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëpunëtori i Kuçit, Arsim Bajrami.
Derisa ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19, i ka uruar shërim të shpejtë edhe Kuçit.
Përveç Kuçit, ndër të infektuarit me koronavirius në këtë subjekt politik janë edhe deputetja Eliza Hoxha dhe kryetari i partisë, Kadri Veseli.
